Lajmet e fundit

Barcelona është e gatshme që ta shesë mesfushorin veteran, Ivan Rakitic në afatin kalimtar të janarit.
Daily Star raporton se kroati mund të largohet nga klubi katalanas pasi ka humbur pozitën në formacion pas arritjes së Frankie De Jong nga Ajax, transmeton Klan Kosova.
31 vjeçari ka ngjallur interesimin në të kaluarën nga Inter, Juventus, Paris Saint-Germain dhe Manchester United.