Sipas raportimeve më të fundit në mediat spanjolle, Barcelona pritet të paguajë 30 milionë euro për klauzolën e sulmuesit kamerunas të Levantes, Etta Eyong.
22-vjeçari ka shkëlqyer këtë sezon në La Liga dhe shihet si pasardhës i Robert Lewandowskit. Pas blerjes, ai do të qëndrojë në huazim te Levante deri në fund të sezonit për të fituar përvojë, raporton Klankosova.tv.
Ky transferim pritet të jetë një fitim i madh për Levanten dhe një investim strategjik për Barcelonën në të ardhmen. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.