Lajmet e fundit
Gjiganti kataluas është duke bërë gati një ofertë për asin madridas që ka shkëlqyer në ndeshjet e fundit.

Barcelona është e interesuar për të transferuar yllin e Atletico Madrid, Yannick Carrasco.
Carrasco ka shkëlqyer në ndeshjet e fundit me skuadrën nga Vincente Caleron, ndërsa të mërkurën shënoi golin e fitores në përballjen me Bayern Munich.
Në arenën madridase i pranishëm ishte edhe drejtori sportiv i Barcelonës, Roberto Fernandez, që raportohet se po përgatit një transferim të lojtarit në Camp Nou.