Lajmet e fundit

Ivan Rakitiq nuk do të largohet as sivjet nga Camp Nou, sipas Marca.
Gjiganti katalunas është pajtuar t’ia zgjasë kontratën, duke ia pamundësuar transferimin e tij Paris Saint Germain.
E vetmja mënyrë për ta transferuar kroatin, është pagesa prej 125 milionë eurove e klauzolës së tij të lirimit. Por kjo duket se i shkakton probleme klubit nga kryeqyteti francez, për shkak të FAIR Play-it financiar.
Bordi drejtues i blaugranëve, ka vepruar shpejtë duke marrë masat e nevojshme për qëndrimin e mesfushorit tridhjetë vjeçar.
Nuk është vetëm PSG-ja arsyeja pse është bërë kjo përpjekje nga drejtuesit e Barçës, por sepse Ivan Rakitiq është bërë pjesë e rëndësishme e ekipit, dhe i pazëvendësueshëm për trajnerin Ernesto Valverde.
Ndikimi i tij në Kupën e Botës ” Rusia 2018 ”, me kombëtaren e Kroacisë ka rritur ndjeshëm vlerën e tij.
Nuk duhet të harrohet se dëshira e mesfushorit ishte gjithmonë të qëndronte në Camp Nou.
Ai mori një ofertë të madhe financiare nga PSG, por në fund i dha përparësi Barcelonës, e cila më pas iu përgjigj me një kontratë më të mirë.