Lajmet e fundit

Barcelona nuk ka mundësi financiare që ta përballojë Paul Pogbën, sipas raportimeve të The Telegraph.
Klubi spanjoll njoftoi për rezultatet financiare më herët gjatë kësaj jave, ku është parë qartë që nuk ka buxhet për një transferim prej 150 milionë eurosh të mesfushorit të Manchester United.
Sidoqoftë, fituesi i Kupës së Botës me Francën është i vendosur që të largohet nga Old Trafford, dhe ka kohë që është lidhur me një kalim në Camp Nou.