Lajmet e fundit

Barcelona e ka mposhtur Atletico Madrid me rezultat 2:1, në ndeshjen gjysmëfinale, të vlefshme për Copa del Rey.
Serine e golave për katalunasit e hapi Luis Suarez vetëm shtatë minuta pas fillimit të takimit.
Lionel Messi me një gjuajtje të fortë dhe precize nga distanca dyfishoi epërsinë për skuadrën e drejtuar nga Luis Enrique.
Përgjigja e vendasve erdhi përmes Anotine Griezmann, por kjo ishte krejt cka mundën të bëjnë kryeqytetasit.
Kujtojmë se ndeshja e kthimit, gjysmëfinale, do të zhvillohet pas një jave në Camp Nou.