Lajmet e fundit

Barcelona po brengoset se do t’i duhet të paguajë më shumë se sa që pritet për Antoine Griezmann, thotë mediumi spanjoll Sport.
Klubi katalunas po prin në garën për transferimin e francezit, pwr tw cilin po luftojnë edhe Paris Saint-Germain dhe Manchester United.
Ylli i Atletico Madridit ka një klauzolë lirimi prej 100 milionë eurosh.
Megjithatë, një klauzolë në kontratën e tij nënkupton që vlera e tij mund të rritet deri në 140 milionë euro, dhe ai po shpreson që ta kompletojë kalimin e tij deri para Kupës së Botës.