Lajmet e fundit
Një ndeshje e hapur dhe me shumë raste u karakterizua ndeshja finale në mes të Juventusit dhe Barcelonës që u zhvillua në Berlin. Barcelona arriti të fitojë me rezultatin 3:1 me golat e Rakitic, Suarez dhe Neymar në minutat shtesë ndërsa për Juventusin realizoi Alvaro Moratta.

Ndeshja finale në mes të Juventusit dhe Barcelonës që u zhvillua në Berlin solli emocione të jashtëzakonshme që nga minuta e parë e takimit.
Katalonasit e filluan me dominim takimin, ndërsa u deshën vetëm katër minuta lojë, që Rakitic të zhbllokojë rezultatin për t’i dhënë epërsinë Barcelonës pas asistimit të Iniestas.
Vlen të theksohet se goli i Rakitic është katërti më i shpejti në histori të finaleve të Champions League.
Juventusi në fillim të takimit vetëm mbrohej pasi sulmet e Barcelonës nuk ndaleshin fare.
Nga minuta e 20-të e takimit loja filloi të koncentrohet më shumë kah mesi i fushës dhe bazohej në kundërsulme. Pogba u tregua i rrezikshëm në një moment kur pasoi nga ana e majtë, ndërsa Mascherano dërgoi topin në korner.
Hero në një moment në fillim të takimit ishte portieri i Juventusit, Buffon që bëri një pritje shumë të mirë duke mos lejuar që topi të përfundojë në portën e tij.
Në minutën e 35-të Pogba rrëzohet ne vijën e zonës por gjyqtari nuk akordon ndërhyrje të palejueshme.
Suarez pati një goditje shumë të mirë në minutën e 39-të por që topi kaloi pran shtyllës, ndërsa menjëherë pas rivënies nga këndi po Suarez ishte ai që goditi përsëri por Buffon e dërgoi topin mbi portë.
Pas Arturo Vidal që pengoi Busquets ishte Paul Pogba që u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 41-të pasi ndërhyri në mënyrë të parregullt në Lionel Messi.
Marchisio dërgoi një goditje shumë të fortë por që portieri i Barcelonës, Ter Stegen ishte në vendin e duhur.
Me rezultatin 1:0 përfundoi pjesa e parë e takimit.
Kurse me tu kthyer në pjesën e dytë Juventusi filloi të tregohej më i rrezikshëm. Pirlo me një harkim në zonë detyron mbrojtjen e Barcelonës të dërgoi topin në korner.
Në minutën e 48-të Buffon ndali topin e Suarez për të lënë porten të paprekur.
Barcelona tregohej shumë e rrezikshme, kurse Messi rrezikoi pas disa pasimeve të bukura para vijës së zonës së rrezikshme por që goditja përfundoi jashtë portës.
Alvaro Moratta barazoi shifrat në 1:1 në minutën e 55-të duke e bërë më dramatike finalen e Champions League.
Ndërsa Suarez 13 minuta më përsëri e dërgoi Barcelonën në epërsi me golin që shënoi në minutën e 68-të.
Neymar dërgoi topin në rrjet por goli u shfuqizua pasi kishte luajtur me dorë.
Ndërsa, legjenda në largim Xavi u inkuadrua në lojë në minutën e 78-të të takimit.
Pjesa tjetër e lojës u karakterizua me lojë të hapur dhe raste të shumta, por që nuk pati diçka konkrete.
Neymar vulosi gjithçka me golin e tretë në minutat shtesë të takimit.
Kështu Barcelona me ngritjen e trofeut sonte ka përmbushur edhe një synim, pra fitimin e tripletës, transmeton Klan Kosova.
Këto janë golat e shënuara në ndeshjen finale, Juventus - Barcelona.