Lajmet e fundit

Barcelona e ka filluar me dominim takimin, kundër Real Madrid, ndërsa nuk ka shkuar shumë, kur Suarez i ka kaluar mysafirët në epërsi.
Sergi Roberto ka qenë ai që ka kryer shumicën e punës, duke asistuar tek Suarez në minutën e 10-të të takimit.
Roberto ka pasur rast që vetëm pak minuta pas të dyfishojë epërsinë, pas asistimit të Iniestas, por që ka hezituar të gjuajë drejt në portë. Kështu, ai ka lëshuar një mundësi shumë të mirë.
Edhe futbollistët vendas janë munduar që të marrin lojën në dorë, duke u munduar që të organizojnë sulme.
Loja shpesh ka qenë edhe e ashpër, sidomos nga futbollistët e Real Madrid, ndërsa një detaj tjetër nga fillimi i këtij takimi është se mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, është fishkëlluar nga tifozët e pranishëm në stadium, për arsye të ditura tashmë, pra ai ka deklaruar se është pro pavarësisë së Katatonisë.
Kartoni i parë i verdhë në këtë ndeshje ka ardhur në minutën e 23-të, ka qenë James ai që është ndëshkuar pasi ndali në mënyrë të parregullt, Neymarin.
Pikërisht Neymar ka qenë ai që morri përgjegjësinë për të ekzekutuar këtë goditje të lirë, por që Navas ka qenë i kujdesshëm, duke pritur gjuajtjen e tij.
Enrique ka qenë i detyruar që të bëjë zëvendësim në minutën e 26-të, kur u dëmtua Mascherano, ndërsa në vend të tij hyri Mathieu.
James ka pasur një rast të mirë për madrilenët, por që portieri Bravo nuk ka lejuar që befasohet.
Korneri i parë në ndeshje është ekzekutuar në minutën e 29-të të takimit, ai i ka takuar Barcelonës.
Alves ka qenë lojtari i parë i Barcës që është zverdhur, pas ndërhyrjes në Ronaldon, në minutën e 31-të.
Ndërsa ka qenë Neymar ai që në minutën e 39-të ka dyfishuar rezultatin për mysafirët.
Me rezultatin 0:2 ka përfunduar pjesa e parë e këtij takimi, transmeton Klan Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=gSmylE7myBM
https://www.youtube.com/watch?v=ffawKF9LFoQ