Lajmet e fundit

Barcelona dëshiron që të nënshkruajë me qendërmbrojtësin Yerry Mina në janar, sipas drejtorit sportiv të Palmeiras, Alexandre Mattos.
23 vjeçari është lidhur me një kalim te gjigantët e La Ligës, të cilët kanë një opsion për ta blerë mbrojtësin deri pas Kupës së Botës.
“Është e vërtetë që Barcelona erdhi për Minën me një tjetër ofertë, por Palmeiras do që Mina të qëndrojë këtu”, tha Mattos.
“Ne do të presim që ai të arrijë në Sao Paulo, dhe do të flasim”.
“Nëse Palmeiras është e kënaqur me secilën situatë, që ai të largohet më herët, ne do ta bëjmë. Përndryshe, ai do të qëndrojë me ne”, shtoi ai.