Lajmet e fundit

Barcelona ka triumfuar ndaj Real Madridit, në finale të Superkupës së Spanjës, me rezultat 3-0,
Golin e parë në ndeshje e ka shënuar Gavi, në minutën e 33’, pas një asistimi të bukur nga Robert Lewandowski.
Ai që asistoi golin e parë e gjeti golin pak sekonda pak para se të përfundonte pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Barcelona shënoi edhe njëherë me Pedrin, për rezultatin 3-0.
Reali golin e vetëm e shënoi në minutën e fundit të ndeshjes, me Karim Benzeman.
Barcelona e fiton këtë trofe për herë të 14-të në histori të klubit. /Klankosova.tv.
FT: Barcelona – Real Madrid 3– 1
90' Ndeshja mbyllet me fitoren e Barcelonës.
69' Barcelona e shënon edhe golin e tretë ndaj Real Madridit. Golin e tretë e ka shënuar Pedri..
https://twitter.com/i/status/1614721527563403264
60' Ka kaluar mbi një orë lojë, rezultati vazhdon të jetë në favor të Barcelonës. Reali po tenton që ta gjejë golin, por pa arritur dot..
46' Ka filluar pjesa e dytë në mes Barcelonës dhe Real Madridit.
45' Ka përfunduar pjesa e parë me epërsinë e Barcelonës prej dy golave ndaj Real Madridit. Golat për Barçën i shënuan Gavi dhe Lewandoski. Të vetmin rast Real Madridi e pati me Karim Benzeman, i cili nuk ia doli të shënojë.
44' Barcelona ka dyfishuar epërsinë ndaj Real Madridit. Golin e dytë e ka realizuar Robert Lewandowski.
https://twitter.com/i/status/1614710441095188483
34’ Barcelona ka kaluar në epërsi me golin e Gavit.
https://twitter.com/i/status/1614707698242568192
30’ Ka kaluar gjysmë orë lojë, ende pa gola kjo “El Clasico, vazhdon të jetë rezultati 0-0.
15' Ka kaluar një çerek orë lojë, Real Madridi e ka posedimin e topit më shumë me 53 për qind, kundrejt Barcelonës me 47 për qind.
10’ Kanë kaluar 10 minuta nga fillimi i ndeshjes, ende nuk është veçuar ndonjë rast i pastër.

1’ Nis ndeshja ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit.