Lajmet e fundit

Basaksehir ka barazuar me Sivasspor në javën e 32-të të Superligës së Turqisë, duke bërë një hap prapa në luftën për titull të kampionit, kur kanë mbetur edhe dy javë para fundit.
Vendësit kishin epërsinë prej 1:0 kur Riad Bajic kishte shënuar në minutën e 14-të, por ata mbetën me një lojtar më pak në minutën e 38-të, kur Marcio Mossoro u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë brenda dy minutash.
Ata u mbajtën deri në fund, kur portieri Volkan Babacan shënoi autogol në minutën e dytë të lojës shtesë.
Skuadra nga Stambolli mori edhe një karton të kuq, Kur Arda Turan u ‘skuq’ në minutën e 95-të.
Me këtëp pikë, Basaksehir zë vendin e dytë me 66 pikë, po aq sa ka Galatasary në vendin e parë, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.