Lajmet e fundit
Mbrojtësi i Juventusit ka njoftuar se do të pensionohet nga paraqitjet me përfaqësuesen pas Euro 2016, por në nivelin e klubeve do të vazhdojë të luajë.

Andrea Barzagli do të pensionohet nga paraqitjet me Italinë pas Euro 2016.
34 vjeçari ka 52 paraqitje në emrin e tij, pasi ka debutuar ndaj Finlandës në nëntor të vitit 2004.
“Do të largohem nga kombëtarja pas Europianit”.
“Është koha e duhur që t’u jepet mundësia të rinjve”.
Lojtari i Juventusit ka luajtur në dy finalet e kombëtares, në Botërorin e para nëntë vitesh dhe në Europianin e vitit 2012.