Lajmet e fundit

Kjo me të vërtetë ka ndodhur!.
Usher mbeti pa fjalë gjatë një vizite të fundit në Shtëpinë e Bardhë, kur presidenti Barack Obama dhe Zonja e parë Michelle Obama e befasuan atë për ditëlindjen e tij.
Këngëtari i muzikës R&B, u befasua kur një grua ndërpreu bisedën e tyre për t’i dhënë çiftit Obama një kek të vogël për të nderuar Usher-in.
Artisti i sapo martuar ka ndarë një video të veçantë ku shihen teksa Barack dhe Michelle Obama i këndojnë atij këngën e ditëlindjes.
Ai bashkë me video kishte shkruajtur: “Unë nuk mund të jem më mirënjohës se kaq, për këtë moment dhe për të gjitha dëshirat e juaja për ditëlindjën time. Faleminderit!”.