Lajmet e fundit

Modelja e njohur Bar Refaeli ka treguar se ka dëshirë që të bëhet nënë.
Ajo është martuar muajin e kaluar ndërsa duket se tashmë ata janë duke menduar që ta rrisin familjen e tyre duke u bërë edhe prindër.
“Do të dëshiroja që së shpejti të kem fëmijë. Edhe pse ndjejmë se kemi nevojë për më shumë kohë për ne të dytë, kjo ndjenjë për fëmijët nuk më largohet. Shpresoj se së shpejti do të fillojmë punën në këtë drejtim” ka thënë 30 vjeçarja Refaeli, transmeton Klan Kosova.
Ajo ka treguar se ka marrë propozimin për martesë në mënyrë tradicionale duke shtuar se martesa nuk ndyrhson asgjë.
“Nuk do të duhej ta ndryshonte. Besoj se njerëzit zgjedhin të martohen sepse janë të lumtur me njëri-tjetrin, prandaj pse të ndryshoj diçka” ka përfunduar ajo.