Lajmet e fundit

Me rastin e Ditës së Tokës, disa banorë të lagjeve rreth Parkut kanë organizuar një tubim paqësor kundër degradimit të Parkut të kryeqytetit.
Qytetarët bashkë me fëmijët e lagjeve Velania, Muhaxherëve dhe Bregut të Diellit, kanë mbjell një fidan për të kërkuar mosdregardimin e kësaj pjese ku jetojnë.
Ata ankohen se nuk kanë dëshirë ta shfrytëzojnë këtë park, në të cilin ka varre.
Leon Biqaku tha se edhe fëmijët e këtyre lagjeve janë kundër padrejtësive që po bëhen në parkun e qytetit.
“Ne jemi mbledh këtu për të festuar ditën e tokës dhe për të treguar kujdesin dhe dashurinë ndaj sot, në këtë ditë kemi dal me armët tona më të fortë me sinqeritetin fëmijëror dhe pafajësinë tonë për të treguar aftësinë tonë për të dal kundër çdo padrejtësie që bëhet ndaj parkut tonë”, tha Biqaku.
Fadil Cakolli tha se fëmijët e tij frikësohen të luajnë në ketë park ku ka varre.
“Ne si bashkësi lokale do ta bëjmë një peticion dhe do pyesim kryetarin e komunës me leje të kujt kanë ardhur këta njerëz këtu, nuk jemi kundër dëshmorëve, nesër nipi in ku do të luaj, mbi vorre, ky nuk është park për varreza. Ai është në Dragodan ky është parku i qytetit, këta njerëz duhet të largohen nga ky park rivarrime me nuk ka në këtë pjesë”, tha Cakolli, raporton EO.
Ai tha që kanë bërë ankesa më herët në Komunën e Prishtinës për gjendjen e tanishme të parkut, por që nuk kanë marrë përgjigje.
Liridon Llapashtica tha se shpreson që institucionet të marrin masa ndaj parkut dhe të mos lejojnë degradimin e parkut.