Lajmet e fundit

Banorët e lagjes së Veternikut në Prishtinë sot pritet të protestojnë për shkak të kanalizimit të hapur, i cili thonë se është duke kaluar në afërsi të lagjes.
Kjo protestë do të fillojë të mbahet nga ora 11:00 tek ura ku kalon ky kanalizim, njofton Klan Kosova.
Qytetarët e kësaj pjese thonë se kanalizimi i hapur përpos që po iu shkakton kundërmim të madh, po ashtu po është duke mbledhur edhe mushkonja, nga të cilat këta thonë se mundet të zhvillohet ndonjë epidemi.
“Në këtë pjesë është e paraparë që të ndërtohet rruga A. Kërkojmë nga komuna e Prishtinës që urgjentisht të e mbyll kanalizimin e pastaj mund të vazhdon me ndërtimin e rrugës. Kërkohen afate të sakta për këtë punë”, thuhet në njoftimin e dërguar nga qytetarët.