Lajmet e fundit

Kryeministri, Isa Mustafa, e pranoi të dielën nëpërmjet një postimi në Facebook se Serbia e kontrollon veriun e Kosovës. Ai këtë e përmendi kur arsyetoi nënshkrimin e marrëveshjeve në Bruksel për krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe.
Mustafa i ka quajtur ironike qëndrimet e një pjese të opozitës, që po e kundërshtojnë asociacionin e të cilët vetë kanë votuar për ratifikimin e marrëveshjes së prillit të vitit 2013.
Ky qëndrim i kryeministrit Isa Mustafa, nuk i ka befasuar banorët e Lagjes Kroi i Vitakut, në veri të Mitrovicës,njofton Klan Kosova.
Qëndrim të njëjt kanë edhe banorët e lagjes Kodra e Minatorëve. Njëri prej tyre nuk e ka të qartë çfarë mund të ju sjellë atyre Asociacioni i Komunave Serbe, por ka shqetësim lirinë e lëvizjes.
Kronikë nga Dibran Istrefi.