Lajmet e fundit

Banorët e lagjes Dvorani të Tërstenikut ankohen se u diskriminuan nga Komuna e Drenasit.
Banorët e kësaj lagje po ankohen për asfaltin e ngushtë tani, paraprakisht sipas banorëve të lagjes Dvorani në Tërstenik të Drenasit ishte pesë metra tani me asfaltimin e ri është katër.
Por ky nuk është telashi kryesor, për një pjese të kësaj lagje ngase disa prej tyre mbetën krejtësisht pa asfalt , e po aty ku ju ndal rruga, kohë më parë u ndalua edhe rrjeti i kanalizimit dhe nuk vazhdoi tutje.
Edhe pse rruga që vazhdon tek këto shtëpi është kryesore madje e lidh me një lagje në pjesën tjetër të fshatit me të cilët komuna e ka në plan ti bashkoj, sipas Endrit Gllareva, drejtor i drejtorisë për infrastrukturë lokale në përgjigjën e dhënë për Klan Kosovën.
“Projekti është nga viti i kaluar do thotë projekt 2 vjeçar në fazën e parë janë 200 metra gjatësi ’ dhe gjerësi 4 metra’, ndërsa në fazën e dytë vazhdojnë gjatë këtij viti edhe 720 metra, që lidhet me pjesën tjetër të lagjes Dvorani” tha ai.
Banorët janë skeptik që do realizohet sepse janë zhgënjyer nga neglizhenca e vazhduar ndaj tyre.
Sipas tyre investimi këtu nuk janë bërë asnjëherë në ketë pjesë sepse edhe pse ekzistojnë shtyllat elektrike nuk ka ndriçim.