Lajmet e fundit

Banorët e lagjes "Taukbashqe" në kryeqytet kanë protestuar mëngjesin e së premtes për vendosjen e kontejnerëve në këtë zonë.
Ata thonë se për këtë veprim nuk janë njoftuar paraprakisht nga Komuna e Prishtinës.
Kundërshtimin për vendosjen e katër kontejnerëve në këtë pjesë, ata po e bëjnë edhe për arsye se kjo rrugë gjendet pranë shkollës “Gjergj Fishta” në kryeqytet, dhe kësisoj, fëmijët do të ishin të rrezikuar nga grumbullimi i mbeturinave aty, njofton Klan Kosova.
Pavarësisht protestës, zyrtarët komunalë në bashkëpunim me Policinë, urdhëruan që të fillojnë punimet për të përgatitur terrenin për vendosjen e kontejnerëve.
Sipas zyrtarëve të Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Prishtinë, ky plan do të realizohet.
Kronikë e zgjeruar nga Gresa Nitaj.