Lajmet e fundit

Nëpër rrjete sociale, rruga e Rashicëve në Studime të Vushtrrisë, u komentua e u përqesh shumë të shtunën sepse shtrua ngushtë.
Por ky projektin dy vjeçar që ishte nënshkruar nga ish qeverisja lokale e LDK-së, sipas kryetarit të tanishëm të komunës, Ferit Idrizi, për 4 shtëpitë e asaj lagje edhe ajo përmasë mjafton.
Gjatë projektimit gjerësia e asfaltit u caktua aq sa ishte edhe rruga në pronë publike. E meqë nuk ka qarkullim të madh, studimasit iu gëzuan ndreqjes së rrugës ani se e ngushtë.
Madje kjo sipas tyre do të bëjë që fshati të mos braktiset.