Lajmet e fundit

Banorët e Stanocit të Epërm të Vushtrrisë, kanë nisur procedurat ligjore për ta kundërshtuar dhënien në shfrytëzim të objektit të vjetër të shkollës për një biznes.
Ata thonë se peticionin që e kanë nënshkruar shumica e banorëve e kanë nisur në komunë, teksa çështjen e kanë iniciuar edhe në gjykatë, njofton Klan Kosova.
Objekti i vjetër i shkollës "Migjeni", do të shndërrohet në një fabrikë rrobaqepësie, ku sipas komunarëve është planifikuar të punësohen 60 gra.
Ndërkaq tash kur veçse kanë nisur punimet, që vendi të përshtatet për këtë punë, prindërit e nxënësve të shkollës së re që gjendet në të njëjtin oborr, po ankohen se mund të lëndohen fëmijët.
Në kontratën e nënshkruar për këtë çështje, thuhet se fillimisht do të krijohen 35 deri ne 50 vende punë e në perspektivë edhe më shumë.
Biznesi që merret me tekstil, objektin do ta ketë në shfrytëzim për më pak se një vjet.
https://www.youtube.com/watch?v=ZAK6u-AZEt4