Lajmet e fundit

Një ligjvënës rus po inkurajon banorët e zonave të kontrolluara nga rebelët e Ukrainës që t'i bashkohen ushtrisë ruse, një shenjë kjo se Moska po vazhdon të përpiqet t'i integrojë ato territore sa më shumë që të jetë e mundur, mes frikës perëndimore se Rusia po planifikon të pushtojë Ukrainën.
Viktor Vodolatsky tha të shtunën se banorët e rajoneve të kontrolluara që nga viti 2014 nga rebelët e mbështetur nga Rusia kanë frikë nga sulmet e forcave ukrainase dhe se ata që kanë pasaporta ruse do të mirëpriten në ushtri, shkruan AP, përcjell Klankosova.tv
"Nëse qytetarët rusë që banojnë në këto territore duan të bashkohen me Forcat e Armatosura Ruse, komisariati ushtak rajonal i Rostovit do t'i regjistrojë dhe do t'i hartojë ato", i tha agjencisë shtetërore të lajmeve Tass Vodolatsky, nënkryetar i komisionit parlamentar për marrëdhëniet me fqinjët.
Rusia ka dhënë pasaporta për më shumë se 500 mijë njerëz në këto territore. Vodolatsky tha se rekrutët do të shërbenin në Rusi, por kjo e lë të hapur mundësinë që ata të mund t'i bashkohen çdo force pushtuese të ardhshme.