Lajmet e fundit

Në orët e pasdites të së enjtes, banorët e rrugës “Muharrem Fejza” në kryeqytet dolën në protestë.
Ata shprehën pakënaqësinë e tyre në lidhje me zvarritjen e punimeve që po kryhen në atë rrugë nga ana e Komunës së Prishtinës.
Shqetësim tjetër për banorët ishte edhe mosmirëmbajtja e rrugës edhe gjatë kohës sa po intervenohet në të, duke shkaktuar pluhur dhe baltë si dhe mungesa e rrugëve alternative.
Dhjetëra qytetarë që protestuan përreth 20 minuta u ankuan se nga kjo po u dëmtohen edhe veturat si dhe nuk po u lejohet qasja në dokumentet publike nga komuna.
Fajtor ata lanë kryetarin Shpend Ahmeti, duke thënë se nuk erdhi t`i vizitojë që 5 vjet, ndërsa theksuan se do t`i masivizojnë protestat para komunës, nëse kjo e fundit nuk reflekton.