Lajmet e fundit

Një hapësirë e qytetit të Malishevës, kishte mbetur e pashfrytëzueshme pasi që uji i kanalizimit derdhej mu në atë vend.
Banorët i kishin thënë Klan Kosovës se pas shumë përpjekjeve për ta zgjidhur rastin me komunën, ato kishin rezultuar të pasuksesshme.
Mirëpo, pas kronikës në Klan Kosova e cila e shfaqte problemin, Komuna e Malishevës, përkatësisht Drejtoria e Urbanizmit e ka zgjidhur problem e ka gjetur zgjidhjen gjë që e konfirmoi edhe drejtori i Urbanizmit në këtë Komunë, Skënder Rrahmanaj.
Në videon më poshtë mund ta ndiqni se për çfarë saktësisht bëhet fjalë.