Lajmet e fundit

Kryetari i bashkësisë Lokale të Llukarit, fshat i Komunës së Prishtinës, Qerim Sharbani, përmes një ftese publike në emër të 4600 banorëve të kësaj zone, ka kërkuar që kandidatët e të të gjitha subjekteve partiake, për postin e Kryetarit të Prishtinës, të vizitojnë këtë bashkësi lokale.
Përmes kësaj ftese në emër të banorëve të këtij fshati, ai ka kërkuar po ashtu që kandidatët të shpalosin programin e tyre qeverisës për 4 vitet e ardhshme, transmeton Klan Kosova.
Sharbani u ka apeluar kandidatëve për kryetar e asamblistë të Prishtinës, që të kontaktojnë këtë numër telefoni për termine 044 193 331, në kuadër të vizitave të tyre, për ditët e mbetura të fushatës zgjedhore.
Sipas raportimeve që banorët kanë dhënë për Klan Kosova, askush nga kandidatët e partive politike për postin e të parit të Prishtinës, deri më tani nuk kanë shprehur interesim që të vizitojnë këtë bashkësi lokale e cila përfshin gjashtë fshatra me 61 km katrorë dhe 4600 banorë.