Lajmet e fundit

Disa të rinjë të një organizate joqeveritare në Han të Elezit, kanë shprehur pakënaqësitë e tyre për mungesën e ujit, më anë të disa grafikëve në muret e komunës.
Kryetari i këshilli të veprimit rinor i këtij qyteti, Visar Hasallari është shprehur se një aktivitet i tillë ishte më se i nevojshëm, pasi që nevoja për ujë të pijshëm është e domosdoshme .
Klan Kosova ka kontaktuar dhe me kryetarin e qytetit, Rufki Suma i cili tha: ''Nuk i kamë kompetencat e duhura për menaxhimin e ujit dhe një pjesë e madhe vjen prej Bifurkacionit''.
Derisa zyra në fjalë tha për Klan Kosovën se së shpejti do të gjendet një zgjidhje pasi qe pritet një bashkëpunim më zyrat zvicerane, për të cilën na vuri në dijeni dhe i pari i qytetit.
Problemi i ujit të pijshëm në Han të Elezit është një problem i kahershëm.
Kronikë e zgjeruar nga Erblina Okrashtica.