Lajmet e fundit

Ngado që kthen gomat bie në gropë.
Me këtë telashe Nuredin Murseli nga fshati Dobërqan i komunës së Gjilanit përballet çdo ditë teksa kalon nëpër rrugën e Moravës, që lidh këtë vend me fshatrat Stublinë e Dobrosin në kufi me Serbinë.
E përveç me veturë banorët vështirë kalojnë edhe në këmbë.
Në këtë gjendje këta banorë thonë se janë që nga koha e pasluftës.
Ata iu drejtuan disa herë drejtuesve të komunës së Gjilanit për të zgjidhur hallin që kanë por kjo e fundit nuk bëri asgjë.
E dilemat e këtyre banorëve nëse kjo çështje është politike apo jo nuk arriti ti heqë as Klan Kosova për disa ditë me radhë.
Kjo pasi zyrtarët komunal nuk qen në gjendje të përgjigjen se pse kjo rrugë që lidh disa fshatra u la në këtë gjendje, njofton Klan Kosova.
Kronikë nga Dafina Jegeni.
https://www.youtube.com/watch?v=Y7km2lN2ctg&feature=youtu.be