Lajmet e fundit

Banorët e rrugës “Mehmet Gradica” në Prishtinë u mblodhën paraditen e së shtunës për të protestuar.
Ata po kërkojnë që të rregullohet trotuari në lagjen e tyre që ka mbetur në gjendje jo të mirë tash e gati një vit, prej kur kishin nisur punimet për të futur nën tokë kabllot elektrike.
Gjendja e keqe e rrugës nëpër të cilën duhet të ecin thonë se i rrezikon.