Lajmet e fundit

Prince Caffe sot bëri një prezantim informues para banorëve të Big Brother Vip Kosova.
Pos kësaj, banorët në dhomën e lojërave i priti edhe një sfidë nga gjiganti kosovar i kafesë.
Banorët në këtë sfidë patën për t’u ndarë në dy grupe, ata do të përgatisnin kafe sikurse figurat që i patën të shfaqura në fotografi. Për këtë garë, ata do të merrnin edhe instruksione nga baristët e Prince Caffe.
Nga të dyja grupet, do të dilte nga një banor fitues, dhe në finale do të shkonin nga një përfaqësues i secilit grup, dhe prej tyre njëri do të fitonte garën në emër të grupit të vet.
Për fituesin, shpërblim nga Prince Caffe është një aparat i kafesë dhe dhurata të tjera për pjesëtarët e grupit.
Mos harroni, formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.