20.09.2016 · përditësuar para 3585 dite1 min lexim
Një vepër e artistit misterioz Banksy, është larguar nga një parking veturash në Liverpool, dhe mund të dërgohet në një galeri artistike në rrugë, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Kjo vepër e titulluar “Aeroplani i Dashurisë”, ishte pikturuar në vitin 2011, dhe paraqiste një aeroplan që formon një zemër prapa vetes.
Veprën e artistit të madh të grafiteve, e ka larguar Sincura Group, që njihet për largimin, ekspozimin dhe shitjen e punimeve të Banksy’t.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DL
SHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.