Lajmet e fundit

Ministria e financave e Greqisë ka bërë me dije se 1 mijë degë të bankave do të hapen nesër për t`u kujdesur për pensionistët.
Hapja e tyre për pensionistët bëhet me arsyen se ata nuk i përdorin kartelat bankare për t`i tërhequr pensionet.
Ndryshe, bankat do të mbesin të mbyllura deri më 6 korrik, si pjesë e masave të kontrollit të kapitalit të cilën e ka imponuar qeveria për parandalimin e shkatërrimit të sistemit bankar.
Greqia sot zyrtarisht edhe hyn në falimentim për obligimet e veta ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtar si dhe duhet ta paguaj borxhin prej 1.8 miliardë euro FMN-së.
Po sot, Athinës zyrtare i kalon afati i ndihmës kreditore ekzistuese nga FMN-ja dhe Bashkimi Evropian.