Lajmet e fundit

Lajmin e gëzueshëm edha personalisht nga toka e premtuar.
Nga kryeqendra amerikane ministri i Financave Hekuran Murati njoftoi se Kosova ka marrë dritën jeshile nga Banka Botërore për krijimin e Bankës Zhvillimore.
Nga monitoruesit e ekzekutivit, kjo po shihet me dyshime pasi u aktualizua në fund mandate.
Krejt plotfuqishmërinë ky projekt sipas tyre mund ta marrë në tjetrin mandat, e deklarimin e Muratit më shumë e shohin si politik.
Edhe njohësit e fushës, besojnë se një bankë e tillë që do përkrahte sektorët strategjik të vendit, është vonë për Kosovën.
Bazuar në legjislacionin në fuqi, ky premtim bie ndesh edhe me rregullativen për bankat komerciale.
Kronikë nga Flamur Gajtani