Rregullatorët zviceranë kanë thënë se janë të përgatitur që ta ndihmojnë gjigantin bankar me probleme ‘Credit Suisse’" nëse është e nevojshme", duke thënë se banka nuk është në rrezik.
Deklarata erdhi pasi aksionet në bankë ranë 24 përqind në një nivel të ulët rekord.
Investitorët janë të shqetësuar se si banka, e rrethuar nga problemet, do të trajtojë pasojat nga dështimet e bankave amerikane.
Shqetësimet nxitën një shitje më të gjerë të aksioneve bankare, derisa të gjitha indekset kryesore ranë dukshëm.
Banka Kombëtare Zvicerane (SNB) dhe Autoriteti Zviceran i Mbikëqyrjes së Tregut Financiar thanë në një deklaratë të përbashkët se rregullat strikte të zbatuara për institucionet financiare zvicerane "sigurojnë stabilitetin e tyre".
"Problemet e disa bankave në SHBA nuk paraqesin rrezik të drejtpërdrejtë të infektimit për tregjet financiare zvicerane", thanë rregullatorët.
"’Credit Suisse’ plotëson kërkesat e kapitalit dhe likuiditetit të vendosura për bankat me rëndësi sistemike. Nëse është e nevojshme, SNB do t'i sigurojë [Credit Suisse] likuiditet".
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek ekonomi dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.