Lajmet e fundit

Ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi, ka marr përkrahjen e Bankës Botërore për zhvillimin e sektorit të bujqësisë në Kosovë, sa u përket zgjidhjes së sfidave që kanë të bëjnë me ujitjen, infrastrukturën rurale, rritjen e punësimit në atë sektor, konsolidimin e tokave dhe zhvillimin e agrobizneseve.
Përfaqësuesit e Bankës Botërore Franciscus Godts, Juergen Voegele, Ethel Sennhauser e kanë konfirmuar këtë mbështetje gjatë një takimi që kanë pasur me Ministrin Krasniqi, njofton zyra për media e Ministrisë së Bujqësisë.
Zyrtarët e Bankës Botërore i kanë vlerësuar të arriturat në bujqësi në Kosovë dhe po ashtu e ka konsideruar si tepër të rëndësishëm faktin se këtë sektor qeveria e ka prioritet.