Lajmet e fundit

Predikim kundër terrorizmit është kërkuar nga të gjitha xhamitë në Bangladesh, rreth 300,000 xhami, në lutjet e ditës së premte këtë jave, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Ligjërata, e shkruar nga Fondacioni Islamik i udhëhequr nga shteti, dënon vrasjen e padrejtë të çdo qenie njerëzore.
Gjithashtu nxit prindërit që të mbrojnë fëmijët e tyre nga “shpëlarja e trurit”.
Ky veprim vjen pas dy sulmeve vdekjeprurëse në Bangladesh, duke përfshirë sulmin në Dhaka ku mbetën të vdekur 20 persona.
Për sulmet në fjalë përgjegjësinë ka marrë grupi militant Shteti Islamik.