Lajmet e fundit

“BREAKING POINT”, apo pika e ndarjes, është slogani i shkruar me të mëdha kundër në një poster anti-emigrantëve në Mbretërinë e Bashkuar, shkruan The Independent, transmeton Klan Kosova.
Postieri është i shkruar nga Partia e Pavarur e Britanisë së Madhe apo UKIP - United Kingdom Independence Party.
Postieri është publikuar pak ditë para referendumit ku britanikët do të marrin vendim nëse duan të rrinë apo të dalin nga Bashkimi Europian.
Postieri paraqet qindra refugjatë në Slloveni në vitin 2015, të cilët e kishin kaluar kufirin me kroacinë e shumica prej të cilëve po iknin nga lufta dhe persekutimi.
Edhe një slogan tjetër, u bënte thirrje votuesve: “Lëreni Bashkimin Europian”.
“Duhet të ndahemi nga BE-ja dhe ta marrim kontrollin e kufijve tanë”.