Lajmet e fundit

Një ndër grabitësit e mbetur në arrati, Admir Çerpja është arrestuar në Dibër në orët e vona të së premtes.
Ai është transportuar menjëherë drejt Tiranës.
Çerpja, i cili mendohet se ka krijuar lidhje me grupin që në Greqi, ka marrë pjesë i armatosur në këtë grabitje.
Ai është anëtari i pestë që arrestohet, ndërsa 4 të tjerët, Fatjon Xhyliu, Neim Avdylaj, Ernest Kupa dhe Ditjon Memlika u arrestuan pak ditë më parë në Tiranë.
Në bazë të dyshimeve se ata vepronin si një grup i strukturuar kriminal.
Grabitësit kane vepruar me role të ndara dhe si një grup i strukturuar, si në grabitjen e Qafë Kasharit, ashtu edhe në atë të shkurtit 2017, ku u rrëmbyen 3.2 milionë dollarë.
Policia ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin e Admir Çerpjes, një nga organizatorët e grupit të grabitjeve me armë të vlerave monetare në rrugën e Rinasit, shkruan Gazeta Mapo.
35–vjeçari, banues në Bathore të Tiranës u ndalua rreth orës 21.00, në fshatin Zalldardhë të Dibrës.
Ai po afrohej për t’u futur në fshat për të blerë ushqim.
“Në vijim të kontrolleve të shumta dhe menaxhimit të informacionit të grumbulluar në mënyrë të pandërprerë në lidhje me vendndodhjen e këtij personi, u bë e mundur ndërhyrja në kohë duke e prangosur atë.
Admir (Gjuljano) Çerpja është shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë për veprime të mëtejshme.
Operacioni për kapjen e Çerpjas vijonte prej disa ditësh në qarkun Dibër. Në të u përfshinë forcat policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, Renea, Forca e Posaçme Operacionale dhe FNSH.
Vazhdon kërkimin me grupe të shumta në zona të tjera veriore për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të tjerë të shpallur në kërkim”.