Lajmet e fundit
Në raportin e rregullt tremujor të shefit të OKB-së, Ban Ki Moon për Kosovën thuhet ndër të tjera se autorittet kosovare kanë ndërmarrë hapa me qëllim të formimit të Gjykatës Speciale, që do të procedojë veprat që dalin nga gjetjet e Njësisë Hetimore Speciale e BE-së, Ban ka rikujtuar se hapat e tjerë janë edhe më të rëndësishëm.

Shefi i OKB-së Ban Ki- moon ka përshëndetur vazhdimin e dialogut midis Prishtinës e Beogradit.
Në raportin e rregullt tremujor të tij për Kosovën, i cili do të shqyrtohet më 26 maj, Ban ka vlerësuar edhe marrëveshjen e arritur mbi gjyqësinë mes Prishtinës dhe Beogradit dhe ka ka potencuar se një nga çështjet vendimtare të mbetura është formimi i Bashkësisë së Komunave Serbe.
Ai thekson se me rëndësi vendimtare është që Prishtina e Beogradi të arrijnë përparim në zbatimin e atyre dispozitave të Marrëveshjes së Brukselit të cilat ende nuk janë zgjidhur.
Siç thuhet në raport, nga ky aspekt është me rëndësi kryesore formimi i Bashkësisë së Komunave Serbe ka vlerësuar Ban
Ky i fundit në raportin për Kosovën tha se autoritetet e Kosovës kanë ndërmarrë hapa me qëllim të formimit të Gjykatës Speciale, që do të procedojë veprat që dalin nga gjetjet e Njësisë Hetimore Speciale e BE-së, Ban ka rikujtuar se hapat e tjerë janë edhe më të rëndësishëm.
“Me rëndësi thelbësore është që hapat e ardhshëm në proces, që janë vendimtarë për të ardhmen e Kosovës, të jenë më të shpejtë dhe unë ftoj liderët politikë në Kosovë që të dyfishojnë përpjekjet e tyre për këtë qëllim”, ka thënë ai.
Ban poashtu ka theksuar se duhet të vazhdohen përpjekjet me qëllim të forcimit të stabilitetit në pjesën veriore të Kosovës.
Raporti përfshin periudhën nga 16 janari deri më 15 prill të 2015-së dhe do të shqyrtohet në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit më 26 maj.