Lajmet e fundit

Sekretari Gjeneral i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon do ta lërë këtë post natën e fundit të vitit 2016, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Gjatë një konference ai ka bërë shaka duke thëne që ndihet si Hirushja.
“Në mesnatë gjithçka do të ndryshoj. Unë do të jem prezentë Times Square në New York, për lëshimin e topit. Miliona njerëz do të më shohin teksa humbas punën” ka thënë Ban Ki-moon.
Ndër të tjera ai falënderoi stafin e Kombeve të Bashkuara.