Në 65 vjetorin e krijimit të UNRËA, sekretari i përgjithshëm i OKB gjendjen në Gaza e ka quajtur kritike.
Ban Ki Moon, në një fjalim të mbajtur në Nju Jork ka thënë: Gjendja e jetës për të shpërngulurit palestinezë për shkak të bllokadës, embargos, bombardimeve dhe tensioneve është tepër e vështirë dhe e rëndë.
Nga konflikti i verës së kaluar në Gaza, shumë njerëz mes tyre shumë fëmijë kanë humbur jetën, qindra shtëpi, shkolla dhe spitale dhe infrastruktura e këtij rajoni janë shkatërruar.
Gaza është fuçi baruti dhe për këtë duhen marrë masa që t’i japin fund gjendjes së krijuar në këtë rajon, - ka thënë në fjalën e tij Ban Ki Moon.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
NL
SHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek rajoni dhe bota dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.