Lajmet e fundit

Sekretari Gjeneral i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon, e ka përshkruar dënimin e Radovan Karaxhiqit si një ditë historike për drejtësinë ndërkombëtare, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Karaxhiq, ish lideri i serbëve të Bosnje Hercegovinëz është dënuar për gjenocid dhe për krime të luftës për periudhën kohore 1992-1995 dhe është dënuar me 40 vjet burg nga Tribunali i Hagës.
Tribunali i Hagës e ka shpallur atë fajtor për 10 nga 11 akuzat, përfshirë edhe për gjenocid në masakrën e Srebrenicës në vitin 1995.
Karaxhiq tani 70 vjeçar, ishte njëri ndër figurat kyçe politike që është përballur me drejtësinë për krime të kryera në ish-Jugosllavi. Rasti i tij është cilësuar si njëri ndër më të rëndësishmit sa u përket krimeve të luftës që nga Lufta e Dytë Botërore.
Gjyqi gjatë të cilit ai e ka përfaqësuar veten, ka zgjatur tetë vjet.