Lajmet e fundit

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon tha se vendet fqinje që strehojnë refugjatët sirianë "tashmë janë të lodhur" dhe i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtarë që të ndajë barrën dhe të tregojë solidaritet.
Komisioneri i Lartë i KB-ve për Refugjatët në Gjenevë të Zvicrrës ka mabajtur një konferancë të nivelit të lartë me temë mbi ndarjen e përgjegjësisë globale për pranimin e refugjatëve sirianë në vende.
Ban Ki-moon në fjalimin e tij në këtë konferencë tha se kjo është kriza më e madhe e refugjatëve në kohët e fundit dhe se për këtë arsye duhet të tregohet solidaritet global.
Ai tha se teksa dëgjonte historitë e refugjatëve sirianë kujtonte veten dhe familjen e tij e cila para 60 vitesh ka qenë e detyruar të migronte. Sekretari Ban tha se refugjatët sirianë nuk duhet të shihen si shifra.