Lajmet e fundit

Nëna Terezë uratën “Puna e pendimit” e thoshte në gjuhën shqipe çdo natë para se të binte në gjumë, ndërsa lutej që paqja të bjerë mbi popullin shqiptar.
Të frymëzuara nga veprat e Nënës së Madhe, dy motrat e Qendrës së Motrave të Bamirësisë së Urdhrit të Nënës Terezë në Pejë po vazhdojnë misionin e nisur nga ajo.
Nuk ka flamuj të vendosur nëpër rrugë e ndërtesa, as njerëz të grumbulluar për të festuar, por kosovarët ndihen sikurse janë në festë. Emocionet kanë kapluar qytetarët e Kosovës, vendin prej nga ka prejardhjen bamirësja Nëna Terezë, që do të shenjtërohet të dielën, më 4 shtator për mrekullitë e pranuara nga Vatikani dhe Papa në shërimin e njerëzve.
Por, në mesin e kosovarëve me shumë padurim ditën e shenjtërimit po e presin motrat e misionit të Nënës Terezë, shkruan gazeta "Zëri".
Të frymëzuara nga vepra e Nënës së Madhe, dy motrat e Qendrës së Motrave të Bamirësisë së Urdhrit të Nënës Terezë në Pejë po vazhdojnë misionin e nisur nga ajo. Në këtë shtëpi dhjetëra të sëmurë janë nën mbikëqyrje të motrave, të pastrehët po strehohen, të varfrit po ushqehen.
Shtëpia e tyre ngjitur me Kishën e Shën Katerinës në Pejë tash e 28 vjet është një qendër shprese për nevojtarët e të gjitha moshave dhe përkatësisë etnike.


