28.01.2016 · përditësuar para 3838 dite1 min lexim
Bamir Topi, ish-presidenti i Shqipërisë është i ftuari i Baton Haxhiut në Zonën e Debatit.
Topi tha se duke qenë në krye të shtetit arrin të realizosh atë që quhet filozofi e të djathtës, që është ndërtimi i shtetit duke komunikuar me qytetarët.
Por tha se kishte edhe këndvështrime të kundërta.
“Këndvështrimet karshi rolit të presidentit ishin të kundërta. Unë isha që të mbaja rolin që përcaktohet me kushtetutë, ndërsa njerëz të PDSH, kërkonin që me ta të mbaja një lidhje më të veçantë”.
Ndërsa tha se roli i presidentit duhet te jetë unufikues.
“Secili që shkon në krye të shtetit duhet ta ketë parasysh se është figurë unifikuese e popullit, pavarësisht qëndrimeve politike që kanë qytetarët”.
“Në momentin kur u zgjodha kryeministër polariteti në mes partive politike në Shqipëri ishte i madh”.
“Mora ofertë që të jem President, nuk isha unë ai që zgjodha këtë rrugë”.
“Erdhi momenti i një konfliktualiteti brenda Partisë Demokratike, dhe për hir të karakterit tim dhe unë mora një rol unifikues”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.