Ish-prokurorja e EULEX-it, Maria Bamieh, e cila kishte akuzuar kohë më parë vet misionin që e angazhoi për korrupsion të brendshëm, ka shkruar në llogarinë e saj në Facebook se Kosova duhet të ketë kujdes në votimin e zgjatjes së mandatit për misionin europain, njofton Klan Kosova.
Avokatja britanike ka shkruar se duhet të kihet shumë kujdes, në kohën kur deputetët po debatonin rreth EULEX-it në Parlament, para se vazhdimi dy vjeçar të votohej me 84 vota pro, përkundër pakënaqësive.
“Bëhuni të kujdesshëm në çfarëdo marrëveshje me EULEX-in, sepse ata nuk janë person legal, ndaj legaliteti i këtyre marrëveshjeve është shumë diskutabil”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.