Lajmet e fundit

Ish- prokurorja Maria Bamieh ka fituar betejën e parë ndaj Eulex-it, mision ndërkombëtar ky të cilin Bamieh e kishte akuzuar për korrupsion dhe paditi për shkarkim të padrejtë të saj.
Ajo tashmë ka siguruar që procedurat e gjykimit do të jenë në dispozicion për publikun.
Maria Bamieh ish-prokurorja e cila akuzoi Bashkimin Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX, për përfundim të padrejtë të kontratës së punës pasi ajo ishte e shqetësuar lidhur me korrupsionin brenda kolektivit, ka fituar betejën e saj të parë ligjore kundër punëdhënësit të saj, shkruan Prishtinainsight.com njofton Klan Kosova.
Kryetari i trupit gjykues gjatë rastit për punësim, i cili është duke vazhduar në një gjykatë britanike, hodhi poshtë kërkesën e EULEX për mos publikim të procedurave gjyqësore duke vendosur kështu në favor të ish-prokurores Bamieh, e cila dëshironte të kundërtën.
Ish-prokurorja Bamieh, e cila tani jeton në Londër, akuzoi misionin EULEX, për shkarkimin e padrejtë që i bënë pasi ajo bëri akuzat për korrupsion kundër disa kryeprokurorëve ndëkrombëtarë duke përfshirë këtu edhe gjyqëtarë të cilët shërbejnë në Kosovë. Tani Maria Bamieh ka fituar kërkesën e misionit EULEX i cili do të mbante konfidenciale jo vetëm procedurat por edhe të gjitha informacionet në lidhje me të paditurin kryesor.
Sipas Bamieh, avokatët e saj i thanë se përpjekjet e EULEX për të arritur një gjë të tillë, ishin të parealizueshme, shkruan Prishtinainsight, njofton Klan Kosova.
Ndërkaq pas vendimit që vjen në favor të ish-prokurores Bamieh, ajo u shpërblye nga gjykata me shumën prej 15,890 euro duke përfshirë këtu edhe taksat, për të gjitha shpenzimet që ka pasur, njofton Klan Kosova.
Maria Bamieh, gjithashtu shtoi se EULEX ka dështuar në luftimin e korrupsionit në Kosovë.