Lajmet e fundit

Trupi i Kim Jong-Nam, gjysmë vëllaut të liderit të Koresë së Veriut Kim Jong-un, i cili u vra muajin e kaluar është balsaamosur t`u ruajtur më mirë, ka thënë tha sot zëvendëskryeministri i Malajzisë Ahmed Zahid Hamidi.
Ai shtoi se 50 koreano-veriorëve që iu kanë skaduar vizat e punës së shpejti do të deportohen në Phenian, raporton agjencia e lajmeve Associated Press, transmeton Klan Kosova.
Lajmi i dëbimeve ishte një surprizë pasi vendet kanë ndaluar shtetasit e njëri-tjetrit që të largohen pas problemeve diplomatike mbi vdekjen e Kimit.
Gjysmë vëllai i liderit të Koresë Veriore, është vrarë nga një substancë helmuese me efektivitet jashtëzakonisht të lartë.
Ai vdiq në muajin shkurt pasi dy femra e helmuan në aeroportin e Kuala Lumpurit, derisa ishte tek peroni duke u përgatitur për fluturim.
Sipas raportit toksikologjik nga organet e Malajzisë Jong-nam është sulmuar me VX – një substancë tepër helmuese, e cila është e klasifikuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara si armë e shkatërrimit në masë, transmeton Klan Kosova.