Lajmet e fundit

Sulmuesi, Mario Balotelli iu është nënshtruar disa testeve fizike brenda klubit të Milanit. Sipas rezultateve forma e italianit është e njëjtë si kur ai u largua nga San Siro verën e shkuar.
SuperMario u rikthye këtë verë në Milan nga Liverpooli, pasi atje nuk arriti që të gjejë formën e tij më të mirë.
Edhe pse thuhet se Mario nuk është në formën e tij më të mirë, ai është në formën që ishte kur u largua drejt Preimer League.
Ndërsa sonte është i përfshirë në formacionin baze të Mihajlovic në ndeshjen miqësore kundër Mantova, transmeton Klan Kosova.