Lajmet e fundit
25 vjeçari është i vendosur që të mësojë nga gabimet e tij dhe të shfrytëzojë në mënyrë sa më të mirë mundësinë e dytë të dhënë nga Milani.

Mario Balotelli është betuar të rritet dhe të sillet si “burrë” pas kthimit të tij tek Milani.
Sulmuesi thotë të ketë mësuar nga gabimet dhe premton se do të mundohet që ta shfrytëzojë sa më mirë mundësinë e dhënë.
“Kam luajtur dhe jetuar si fëmijë”.
“Tani do të jetoj dhe sillem si burrë. E dis e shumë nuk besojnë në mua, por unë e kam për detyrë të përpiqem dhe të sigurohem se do t’ia arrij”.
“E kaluara duhet kujtuar për të mos bërë të njëjtat gabime, por e ardhmja s’mund të shihet duke shikuar prapa”.